Ish- drejtori i bordit në kompaninë “Hidrogjeni Jugor”, thotë se Komuna e Prizrenit keqpërdori qindra mijëra euro me tenderë

Prizren | 19 Tet 2020 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Altin Sahiti ishte emëruar nga Qeveria Kurti si drejtor në bordin e kompanisë rajonale “Hidrogjeni Jugor”. Por, me tu shkarkuar nga ky bord, ai ka nisur shpalosjen e fakteve për korrupsion dhe hajni në qeverisjen komunale të Mytaher Haskukës në Prizren.

Së fundmi, përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se ka hulumtuar hajnitë që bëhen përmes tenderëve publik.

Përmes këtij hulumtimi, që mund ta shihni më poshtë, sipas tij, shihet se si Komuna e Prizrenit ka keqpërdorur qindra mijëra euro të taksapaguesve.

Shikoni më poshtë postimin e plotë të Altin Sahitit:

SI VJEDHET NË TENDERA PUBLIK ?! RAST I HULUMTUAR NGA UNË KK. PRIZREN.

Kam hulumtuar një rast me një tender “Ndërtimi i terreneve sportive në Prizren”. Këtu nuk bëhet fjalë për një Ndërtim, këtu bëhet fjalë për ‘Fasad’ që i është bë një tereni sportiv që ka ekzistuar edhe më parë. Bëhet fjalë për fushën e Basketbollit, Tenisit dhe Futbollit që gjendet jashtë Qendrës Sportive në Bazhdarhane, si duket ky teren sportiv ‘është i nemun” siç thotë populli pasi ky teren më parë ka qenë Mollë Sherri ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë me këta të fundit donatorë.

Fusha ku zakonisht unë së bashku me shoqërinë nga Prizreni e kalojm vikendin duke luajtur basketboll, qenka hapur një tender për t’a rinovuar. Në paramasën e projektit janë paraparë gjërat e njëjta që i posedon fusha, të vjetra si Kosha me Tabelë të Basketbollit, Gollat për Futboll etj. përpos dyshemesë që është paraparë të bëhet në material Gome dhe të “vendosen ulëse lëvizëse”. Hapet tenderi i paraparë 50,000.00 Euro dhe fitohet Kontrata në vlerë prej 87,279.50 Euro (Kontratë e nënshkruar me 13.12.2018) nga një Operator Ekonomik që për shkak të Etikës nuk po ja përmendi emrin. Kontratës si menaxher i projektit i vendoset personi që është Drejtor për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Prizrenit.

Kontrata fillon të implementohet gjë që na ka gëzuar tej mase të gjithëve që e kemi përdorur atë teren sportiv.

Mirëpo çka ndodhë, edhe pse në paramasë janë të parapara që Koshat me Tabelë të vendosen të reja, Gollat të vendosen të reja asnjëra nga to nuk është vendosur e re. Është paraparë të vendosen ‘Tribunat lëvizëse paluese’ për shkak se çmimi i tyre është më i lartë, sepse si mund të parashihen në ambient të hapur Tribuna lëvizëse ?! Nga kjo paramasë nuk janë vendosur këto tribuna mirëpo janë ndërtuar të Betonit, kjo pozicion në paramasë kishte vlerë 22,500.00 € (shiko foto)!!!

– Është paraparë “Pajisja për ushtrime të nyjeve krahëve dhe shpinës për persona me aftësi të kufizuar” vlera 2,100.00 €, NUK ËSHTË VENDOSUR KURRË.

– Është paraparë “Pajisja për ushtrime të belit dhe këmbëve” vlera 1,500.00 €, NUK ËSHTË VENDOSUR KURRË.

– Është paraparë “Maqina për varje dhe tërheqje”, vlera 1,500.00 €, NUK ËSHTË VENDOSUR KURRË.

– Është paraparë “Element me 8 panele me lartësi të ndryshme të qëndrueshme në kushte atmosferike” vlera 2,000.00 €, NUK ËSHTË VENDOSUR KURRË.

– Është paraparë me u vendos “Koshat e ri me Tabelë dhe rrjetë” vlera 1,040.00 €, NUK ËSHTË VENDOSUR KURRË. (Shiko foto, rrjetën e kam blerë unë JO KOMUNA)

Dhe shumë detaje tjera si rrjeta dhe shtyllat e Vollejbollit etj.

Pra, kjo fushë e cila me 87mijë euro investim do të duhej të dukej “Amerikë” sipas fotove më poshtë duket “Somali”.

Për më tepër sipas Kontratës parashihet që kjo fushë të ketë Tri vite garancion për çfarëdo prishje që bëhet nga kualiteti i dobtë dhe sigurisht jo nga akteri Kafshë Njeri. Mirëpo shikoni kualitetin e fushës në foto pra shikoni si duket ky investim prej 87 mijë Euro, pra vetëm “fasad” ose “shmika” i është vendosur këtij projekti.

Për të gjithë palët me interes, ky tender mund të gjindet në E-Prokurim me numër të prokurimit: 622-18-8397-5-2-1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme