Ish e dashura e portierit të Liverpoolit kërcënohet me vdekje nga tifozët

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 09:00 | Nga

Ish-ylli i emisionit “Made In Chelsea”, Ianthe Rose Cochrane-Stack ka konfirmuar se i ka dhënë fund lidhjes me portierin e Liverpoolit, Loris Kariusin shkaku i gabimeve të tij në finalen e Ligës së Kampionëve që nisën një seri kërcënimesh nga tifozët.

Në një seri të postimeve në Twitter biondja bëri me dije se është beqare derisa pohoi se ka marrë kërcënime edhe ajo shkaku i gabimeve të portierit në fitoren 3 me 1 të Real Madridit ndaj Liverpoolit.

“Më kanë kërcënuar se do të më therin me thikë dhe se familja ime do të vritet, më kanë thënë se tashmë janë të vdekur, se mafia ruse është pas meje”, ka thënë ajo, transmeton Daily Star.

“Nuk jam e sigurt për çfarë akuzohem nga mediat ruse, por jam beqare tash e një vit”, ka thënë bukuroshja britanike.

 

Të ngjashme