Ish-futbollisti i Barcelonës, Gabriel Milito ka përfunduar në stacion policor pasi u mundua ta godiste trajnerin kundërshtar.
Një video e publikuar në fundjavë e paraqet ish-mbrojtësin brazilian të përfshirë në një përleshje në tentativë me trajnerin kundërshtar.
Ish-përfaqësuesi argjentinas, i cili i kishte zhvilluar 75 ndeshje në katër sezone me “Blaugrana”, aktualisht është trajner i Argentinos Juniors, që luan në ligën elitare të shtetit jug-amerikan.
41 vjeçari u përjashtua nga loja nga referi pas protestave të tepruara, ndërsa më pas në tunel për të shkuar në zhveshtore u “kap” edhe me trajnerin kundërshtar, njoftojnë mediat argjentinase, përcjell “Gazeta Express”.
Facundo Gareca, i cili është trajner i Cardobas, po ashtu u përjashtua për shkak të përfshirjes në incident gjatë lojës.
Dhe, edhe pse ekipi i Militos fitoi 2:1, ish-qendërmbrojtësi e priti Garecan në tunel.
Pamjet tregojnë se trajnerët shkëmbyen grushte, më saktësisht Milito, i cili me këtë rast u detyrua të paraqitej në stacion policor në Buenos Aires, i shoqëruar nga personeli i sigurimit, i cili ndërhyri për t’i ndarë trajnerët.
Milito po tregohet si problematik si trajner pasi ishte përjashtuar për një incident të tillë edhe vitin e kaluar.