Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, teksa ish-futbollist Sezer Ozturk, ka kryer një vrasje në gjakftohtësi të plotë si dhe ka plagosur katër persona të tjerë.
Ozturk që ka luajtur futboll profesionist me klube si Bayer Leverkusen, Nurenberg, Fenerbahçe dhe Besiktas, akuzohet se ka qëlluar disa herë dhe ka vrarë një 24-vjeçar.
Mediat turke sqarojnë se gjithçka ndodhi për afërsi të një rruge.
Sipas dëshmitarëve, gjithçka ndodhi në pak minuta. Ish-lojtari dhe viktima u grindën disa minuta me fjalë dhe më pas filluan të shtënat.
Halim Ibrahim, baba i dy fëmijëve, është viktima që ndërroi nga plumbat, ndërsa babai, vëllai dhe dy shokë të tij u shtruan në spital.
Autori është arratisur dhe është në kërkim nga policia, ndërsa shoku i tij dyshohet se është vet dorëzuar në polici.