Një nga talentët më të mëdhenj të futbollit dikur, Adriano, është përfshirë së fundmi në një skandal në Rio de Janeiro.
Që prej kohës kur karriera e brazilianit mori rënien, ai ka qenë pjesë e shumë skandaleve, duke zënë hapësira nëpër media shumicën e kohës për gjëra të këqija.
Së fundmi, Adriano është kapur duke vozitur me patentshofer të skaduar dhe në nivel të alkoolit të tejkaluar.
Policia braziliane i ka konfiskuar veturën ish lojtarit të Brazilit dhe Interit.
Mediat braziliane thonë se ish-lojtari është arrestuar në mes një operacioni të policisë, në Barra de Tijuca.