Ish-gjykatësi i EULEX-it: Nuk i besoj Speciales, u themelua për të dënuar ish-komandantët e UÇK-së

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 12:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetarit të asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it Malcolm Simmons, tha se  se nuk i beson Gjykatës Speciale.

Sipas tij, Gjykata Speciale është themeluar për t’i ndëshkuar ish-komandantët e UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

“Në Gjykatën Speciale kam po aq besim sa do të kisha pasur në një gjykatë në Rusi apo në Iran. Ky është niveli i besimit që unë e kam në Dhomat e Specializuara të Kosovës”.

 “Ka shqetësime të mëdha në nivel të komunitetit ndërkombëtar në lidhje me nivelin e kompetencave të Gjykatës dhe në lidhje se si po administrohet drejtësia”.

Ai para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion theksoi se në EULEX punojnë shumë zyrtarë që mendojnë vetëm se si t’i mbushin xhepat me para.

“Në EULEX ka persona të ndershëm dhe të hapur që e bëjnë punën e tyre dhe që kanë ardhur në Kosovë me qëllimin për të bërë mirë. Mirëpo fatkeqësisht ka shumë zyrtarë atje që dëshirojnë t’i mbushin xhepat. Ata e shohin këtë si mundësi për të bërë para dhe s’kanë interes për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës”,.

Sipas tij, EULEX-it ka synuar që t’i largojë nga skena politika. Ai përmendi rastin e politikanit tashmë të ndjerë serb, Oliver Ivanoviq.

 “Shefi i misionit më shtyu që ta çojë përpara rastin e Oliver Ivanoviqit. Ma tha qartë se nuk donte që Ivanoviq të merrte pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë”.

Të ngjashme