Ish-gjyqtari i EULEX-it kritikon BE-në që tha se ka “status neutral” ndaj Kosovës

Prishtinë | 27 Shk 2021 | 20:29 | Nga Ekonomia Online


Bashkimi Evropian ka status neutral për çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

Ky ishte arsyetimi që përdori BE kur e arsyetoi çështjen e hartës skandaloze që emisari i dialogut Miroslav Lajçak mban në zyrën e tij, e ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

E një gjë e tillë i ka rënë në vesh edhe ish-gjyqtari të EULEX-it, Malcolm Simmons.

Ai në një postim në Twitter, ka pyetur se a është e mundur për një organizatë si BE që të ketë një status neutral.

Simmons ka thënë se një gjë e tillë sugjeron që BE mund të mbështesë një rezultat që nuk është në interesin e shteteve anëtare të saj.

“A është e mundur që një organizatë si BE të jetë ‘status neutrale’? Të jesh ‘neutral ndaj statusit’ sugjeron që BE mund të mbështesë një rezultat që nuk është në interesin e Shteteve Anëtare. A është ky një realitet?”, ka shkruar ai.

Simmons pritet të dëshmojë në Kuvendin e Kosovës për shkeljet që EULEX-i kishte bërë  gjatë misionit të tij për sundimin e ligjit në Kosovë.

Ai kishte parashtuar një kërkesë për raportim, mirëpo rënia e qeverisë ka shtyer raportimin e tij.

Të ngjashme