Aktorja Amber Heard është ndarë me biznesmenin afrikano-jugor, Elon Musk.
31 vjeçarja thuhet të jetë e “shkatërruar” pasi që manjati i teknologjisë, Elon, i dha fund romancës së tyre njëvjeçare.
Të dielen një burim i tha The Mail që gjithçka ka përfunduar mes Amber dhe Elon dhe se ajo është e shkatërruar, pasi që kishte qenë vendimi i tij.
“Ai i dha fund një javë më parë. Ai kishte dëgjuar gjëra të caktuara për sjelljen e saj që nuk i dukeshin mirë atij”.
“Amber mund të jetë shumë manipulative dhe vetjake. Elon është kthyer në Los Angeles ndërsa Amber po vuan në Australi”, thotë burimi.