Kushëriri i ish-hendbollistit dhe trajnerit të njohur kosovar Afrim Qorrollit ka bërë të ditur se 58-vjeçari vdiq pas infektimit me virusin Covid-19.
Federata e Hendbollit e Kosovës njoftoi sot se ish-hendbollisti nga fshati Rashincë i Shtimes ndërroi jetë sot, në moshën 58-vjeçare, transmeton Gazeta Express.
E përderisa FHK-ja nuk njoftoi për shkakun e vdekjes, kushëriri i tij, Milazim Qorrolli, bëri të ditur se ish-portieri i Vjosës vdiq shkaku i infektimit me Covid-19.
“Vdekja jote na tronditi Afrim Qorrolli, kushëriri im i dashur! virusi që ka kapluar botën ishte i pa mëshirshëm dhe të mori jetën!”, shkroi Milazim Qorrolli në Facebook.
“Vështirë të shkruash fjalë përkujtimi për ty ! ike e na le pergjithmonë të pikëlluar!”