Diellza Kolgeci ka befasuar të gjithë kur është zbuluar se po pret fëmijën e saj të parë, ndërsa gjithashtu ka zyrtarizuar lidhjen me Fisnik Rugovën.
Ajo së shpejti po bëhet nënë ndërsa në pak kohë që ka folur për Fisin, bukuroshja ka treguar se gjithçka po shkon për mrekulli.
E duket se ish i dashuri i modeles, Nol Fetoshi nuk ka qëndruar duarbosh pasi që ka gjetur ngushëllim te një bukuroshe tjetër.
Bëhet fjalë për moderatoren e njohur shqiptare, Genta Canën, e cila e ka bërë këtë të ditur përmes rrjeteve sociale.
Në fakt, biondina ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa e uron të dashurin me rastin e ditëlindjes.
“Urime ditëlindjen zemër”, ka shkruar me këtë rast Cana teksa shihet në shoqëri të arkitektit.