Ish-imami bëhet kryetar i klubit të Vushtrrisë: Çdo të premte pas jacisë luaj futboll

Prishtinë | 21 Tet 2024 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Një rast i rrallë ka ndodhur futbollin kosovar.

Befasia erdhi dje nga qyteti i Vushtrrisë.

Ish-kryetari i BIK-ut Shemsi Rrahimi, është zgjedhur kryetari i klubit të futbollit që mban emrin e këtij qyteti.

Vet Rrahimi ka treguar se si erdhi deri tek kjo ide.

Ai shpjegoi se është merakli i madh i futbollit.

“Ne imamët çdo të premte pas namazit të jacisë luajmë futboll. Imamët mes vete dhe largojmë stresin javor, për të pushuar në vikend dhe për të vazhduar prapë të hënën”, tha Rrahimi.

Tutje ish-kreu i Bashkësisë Islame në Vushtrri shpjegoi se ky vendim ishte pritur goxha mirë nga opinioni publik.

Të ngjashme