Dy ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës, Vehbi Abdullahu e Blerim Ibishi, ia kanë lënë fajin ish-shefit të tyre, Ismet Haliti për mosekzekutimin e vendimeve për rrënim të objekteve pa leje, shkruan sot Koha Ditore.
Arsyet e mosekzekutimit, sipas tyre, i di vetë Haliti. Kanë shtuar se sa herë që janë interesuar për të kuptuar arsyet, Haliti u ka thënë se objektet janë në listë të pritjes për rrënim.
Të tretë, bashkë edhe me shtatë ish-inspektorë të tjerë: Skender Canolli, Drita Rukiqi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mergim Shala dhe Granit Cenaj po përballen me drejtësinë për krim të organizuar. Ata akuzohen për mosparandalimin e mosndërprerjen e ndërtimeve pa leje, si dhe për mosekzekutimin e vendimeve për rrënimin e objekteve që ndërtoheshin në mënyrë kundërligjore në Prishtinë