Ish-kampi i KFOR-it gjerman në Prizren është mbushur, Capital T ka një njoftim të rëndësishëm

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Për t’i strehuar banorët e prekur nga tërmeti, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me ambasadën e Gjermanisë ofruan ish-kampin e KFOR-it gjerman në Prizren, i cili ka kapacitet për 800 persona, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi, reperi Capital T, i cili tash e sa ditë është angazhuar për t’i ndihmuar qytetarët e Shqipërisë, njoftoi se tashmë ky kamp është stërmbushur.

Por, ai thotë se ka shumë nevojë për ushqime të shprejta dhe gjëra higjienike.

“Ish kampi i kforit Gjerman ne Prizren me kapacitet 800 persona e me kushte shume te mira tani eshte stermbushur. Nevoja eshte E MADHE per ushqime te shpejta (racione ditore) si dhe gjera te tjera higjenike.
Tani numerojme afersisht 20’000 persona te strehuar ne Kosove ”, shkruan ai.

Të ngjashme