Ajaxi ka shokuar kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve, Real Madridin, duke e eliminuar në 1/8 së edicionit të sivjetmë.
Pas fitores 2 me 1 në Holandë pritej që Reali të mos e kishte problem ndeshjen e kthimit, por kështu nuk menduan holandezët që e turpëruan ekipin mbretëror në shtëpi. Ajaxi fitoi 1 me 4 duke siguruar kualifikimin në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3 me 5.
Ziyech, Nerez, Tadiq e Schone shënuan golat për Ajaxin, teksa Marco Asensio shënoi golin e vetëm për Realin.
Me këtë humbje, Realit i pamundësohet që të fitojë për herë të katërt rresht Ligën e Kampionëve.