Kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, në zgjedhjet e 17 tetorit, i cili nuk arriti të jetë pjesë e raundit të dytë të 14 nëntorit, sot për Klan Kosovën tha se këtë ditë të zgjedhjeve e ka kaluar me familjen.
“Sot kam pasë ditën me familje kemi ba ecje në natyrë. Ka qenë një ditë shumë e qetë dhe shumë e mirë”, ka thënë Tërnava.
Ndërkaq ka thënë se nuk është i kënaqur me zgjedhjet e tetorit por që tash e tutje do të vazhdojë të jetë në rolin e opozitarit në këtë komunë.
“Mbetet me analizu si degë se ende nuk e kemi përfundu po presim procesin e përgjithshëm zgjedhor të mbarojë. Por nuk është që jemi të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit. Ne dolëm në vendin e tretë me diku rreth 400 vota më pak se kandidati i vendit të dytë, por mbetet me analizu, kemi pasë ngritje në fushë Kosovë në krahasim me para 4 viteve , kemi pasë mbi 150 për qind vota më shumë por prapë nuk ishin të mjaftueshme që të arrijmë në balotazh dhe deri në fitore, nuk është që jemi të kënaqur por mbetet me punu do të mbetemi më rolin e opozitarit më të fuqishëm në ditët e ardhshme dhe vitet e ardhshme”, ka vazhduar Tërnava.