Ish-kandidati për president i Egjiptit dënohet me 15 vjet burgim

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Ish-kandidati presidencial egjiptian dhe ish-anëtar i Vëllazërisë Myslimane Abdel Moneim, është dënuar me 15 vejte burgim, raporton BBC, përcjell Ekonomia Online.

70 vjecari Abdel Moneim, është shpallur fajtor nga gjykata penale në Egjipt, për shpërndarje të lajmeve të rreme dhe bashkim me një grup terrorist.

Aboul Fotouh u arrestua në vitin 2018 pas kthimit të tij nga Britania.

Ndërsa ishte në Londër, ai dha disa intervista në media në të cilat kritikoi qeverisjen e presidentit Abdul Fattah al-Sisi.

Të pandehurit mund të apelojnë dënimet e tyre.

Të ngjashme