Ansi Agolli është buzë largimi nga skuadra e tij, Karabak, pjesë e së cilës ka qenë për 9 vite.
Një faqe e klubit nga Azerbajxhni njofton se mbrojtësi 36-vjeçar, i cili është aktivizuar vetëm 7 ndeshje këtë sezon, do ta mbyllë bashkëpunimin në fundin e këtij kampionati, megjithatë kjo nuk do të thotë edhe mbyllja e karrierës së Agollit.
Edhe pse ende jo zyrtarisht, të gjitha gjasat janë që ky lajm të jetë i vërtetë.
Të shumta kanë qenë zërat, si dhe dëshira e vet ish-kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, që ta mbyllë karrierën në futbollin e luajtur te skuadra ku e filloi atë, te Tirana në vitin 2000.