Halil Matoshi, ish-këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas provës së radhës për protestë, që e zhvilloi sot Lëvizja Vetëvendosje.
Matoshi e ka krahasuar kryeministrin në detyrë të vendit, njëherësh shefin e VV’së, Albin Kurti, me një diktator.
Në llogarinë e tij në Facebook, Matoshi ka publikuar dy fotografi.
E para paraqet ish-diktatorin e Italisë, Benito Mussolini, në Romë, më 2 tetor 1935.
Ndërkaq, në fotografinë e dytë, të bërë sot, në një pozë të ngjashme me fashistin Mussolini, shfaqet shefi në detyrë i ekzekutivit kosovar, Kurti.