Besnik Berisha, ish-këshilltar i Isa Mustafës në kohës sa ky i fundit ishte kryeministër, ka dhënë dy leksione për hartuesit e kallëzimit penal të ndaj presidentit Hashim Thaçi nga u.d i ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, raporton Ekonomia Online.
Berisha ka thënë se nuk ka jurist normal, me njohurinë më bazike të mundshme në fushën penale që mund të konstatoj se qytetarët janë të obliguar t’i zbatojnë vendimet antikushtetuese.
Statusi i tij pa ndërhyrje:
Edhe nje veprim popullist!
Ne konferencen e Presidentit Thaci ishin dy konstatime per te cilat duket qe denoncuesi paska paraqite kallezim penal:
1. Qytetaret nuk jane te detyruar t’i zbatojne vendimet antikushtetuese;
2. Policia dhe organet e sigurise nuk duhet ta zbatojne kete vendim antikushtetues sepse edhe vet bejne veper penale;.
Nje leksion per hartuesin e kallezimit penal dhe dorezuesin e tij:
I. Nuk ka jurist normal, me njohurine me bazike te mundshme ne fushen penale qe mund te konstatoj se qytetaret jane te obliguar me i zbatu vendimet antikushtetuese. Pra mendimi i shprehur nga Presidenti eshte teresisht i mbeshtetur ne ligj dhe kushtetute, si dhe eshte i mbrojtur me imunitetin e tij funksional qe i garanton kushtetuta.
II. Nuk ka jurist normal, me njohurine me bazike ne fushen penale dhe ate te sigurise qe mund te thote se Policia e Kosoves eshte e detyruar te zbatoje vendimet ( urdherat) e kunderligjshem dhe kunderkushtetues, pavaresisht se nga kush vijne ato.
Perpiluesi i kallazimit penal dhe parashtruesi mjafton ta lexojne nenin 13 ( par 2) dhe do ta kuptojne qe:
Zyrtari policor ka per detyre t’i refuzoje urdherat te cilet jane te paligjshem dhe te raportoj per kete menjehere ne pajtim me aktet nenligjore.
Per kete arsye, ky kallezim penal, ne rast se nuk eshte bere per te shperqendruar vemendjen nga thirrja e z. Agim Bahtiri per vellavrasje ne rast se nuk ua lene pushtetin VV-se, nuk ka asnje vlere dhe nuk prodhon asnje pasoje ndaj te denoncuarit.
P.S. Une besoj fuqishem qe vendimi edhe me tutje eshte antikushtetues dhe te tille do ta deklaroj edhe Gjykata Kushtetuese.