Ish-këshilltari i Pacollit i përgjigjet këshilltarit të Konjufcës: Pacolli nuk ishte i izoluar si Konjufca

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari politik i Behgjet Pacollit, sa ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i MPJ-së, Liridon Llapashtica, ka reaguar pasi këshilltari i ministrit në detyrë të MPJ-së, Ilir Kërçeli, ka publikuar një raport krahasues të shpenzimeve të kësaj ministrie.

Sipas këshilltarit të Konjufcës, Pacolli ka harxhuar afër katër herë më shumë se Konjufca në një muaj.

Por, ndaj këtij krahasimi ka reaguar menjëherë ish-këshilltari i Pacollit, Liridon Llapashtica.

Ai i ka numëruar dhjetëra vizita zyrtare të Pacollit, duke i thënë kabinetit të Konjufcës së Pacolli nuk ka qenë i izoluar si ministër dhe as Kosova si shtet kur ata kanë udhëhequr me Ministrinë e Jashtme.

Reagimi:

Në tre muajt e parë si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës në vitin 2017, Z. Behgjet Pacolli pati një axhendë të fuqishme dhe aktive diplomatike me qëllim të forcimit të marrëdhënieve multilaterale dhe bilaterale të Kosovës. Nuk ka qenë i izoluar si minister dhe Kosova si shtet.

Në ditët e para të detyrës, ai udhëtoi në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut për të forcuar marrëdhëniet me vendet fqinje.

Ai mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara pas së cilës Madagaskari dhe Barbados njohën Kosovën për shkak të takimeve në New York me Ministrat e tyre të Punëve të Jashtme.

Ministri Pacolli pati një turne në disa vende afrikane në nëntor 2017.

Ministri Pacolli zhvilloj vizita bilaterale në Turqi, Slloveni, Maltë, Hungari, Francë, në Shtetet e Bashkuara duke pasur një takim me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Presidentit Trump dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit.

Ai vizitoi Brukselin ku ka takuar udhëheqjen e Bashkimit Evropian dhe Nato. Ai mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Frankofonisë në Paris. Morri pjesë në ministerialin e Grupit të Vishegradit. Ishtë takimin e e vendeve të Kartës së Adriatikut (A5).

Tre muajt e parë të Ministrit Pacolli kanë qenë aktiv dhe dinamikë, në të cilën Kosova nuk ishte e izoluar nga miqtë e saj, por kishte një diplomaci aktive.

Udhetimet natyrisht me aeroplanin privat me kosto miliona euroshe.

Të ngjashme