Ish-këshilltari i presidentit Thaçi, Ismajl Syla ka hedhur kritika ndaj drejtuesve të institucioneve të Kosovës.
Shkak për këtë është mungesa e reagimit lidhur me seancën gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Përmes një postimi në “Facebook”, Syla ka shkruar se prej të dielës shihet se sa të cekëta i kanë rënjët dhe trashëgiminë.
“Ku e kanë fshehur kryet liderët e institucioneve të Kosovës? Prej të dielës le ta shohin se sa të cekëta i kanë rrënjët dhe trashëgiminë”, ka shkruar Syla.