Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, në “Sytë 7” ka thënë se sa ishte në Opozitë Albin kurti, ka qenë skifter ndërsa tash në Qeveri, u shndërrua në pulë.
Sipas tij, Kurti nuk do të ketë mundësi t’i realizojë premtimet e bëra gjatë fushatës dhe para-fushatës pasi siç thotë Behrami, janë të parealizueshme, njofton Klan Kosova.
“Ministrja e re Donika Gërvalla, njëjtë si ministrat e tjerë dhe vet Kurti, nga shikimi i parë duket se ata janë edhe më tutje vetëm me trup në Qeveri ndërsa me mendje janë në Opozitë. Nëse i shikon ditët e shkuara të qeverisjes janë karakterizuar me shumë situata për të cilat janë kritikuar nga opinioni publik, nga Opozita”.
“Keq ka nis fushata, gjatë fushatës Kurti ka bërë premtime që kanë qenë jo të realizueshme dhe ato premtime sot qytetarët e ballafaqojnë Kurtin me ato premtime. Kurti do të matet me vetëm me premtime që i ka dhënë në fushatë jo vetëm në këtë të fundit, por gjatë gjithë karrierës së tij politike, ka pas premtime të parealizueshme. Qeveria nuk do të ketë mundësi t’i jetësojë gjitha ato premtime duke filluar nga Bashkimi Kombëtar, çështja e reciprocitetit, çështja e të pagjeturve në politikën e jashtme, ka pas premtime por edhe kritika”.
“Sa ka qenë në Opozitë Kurti, ka qenë skifter ndërsa tash në Qeveri është shndërruar në pulë, kur ka qenë në Opozitë, Kurti ka akuzuar secilin sa herë që është zgjuar në mëngjes për tradhti vetëm pse është takuar me Presidentin e Serbisë, ndërsa sot është duke i bërë të gjitha ato të cilat dikur i ka përqeshur oponentët e tij politik”, tha Behrami.