Ish-këshilltari i Thaçit pas bastisjes së banesës së tij: Ata s’vijnë për të marrë diçka por për t’i frikësuar qytetarët

Prishtinë | 31 Tet 2023 | 17:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-këshilltari i presidentit Thaçi, Artan Behrami, ka folur në një konferencë për media pas përfundimit të bastisjes së banesës së tij nga ana e zyrtarëve të EULEX-it. Sipas tij, bastisje të tilla kanë për synim frikësimin e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Ish-këshilltari i Thaçit ka thënë se Dhomat e Specializuara në Hagë nuk mund t’i bastisin 1.8 milionë banorë që kundërshtojnë këtë Gjykatë dhe se veprimet e fundit kanë për synim tërheqjen e vëmendjes mediale.

“Dhomat e Specializuara në Hagë më shumë po investon në propagandë se sa në vënie të drejtësisë. Nuk dua të hy në detaje se çfarë janë konfiskuar por të gjithë qytetarët e Kosovës janë cak i bastisjeve por dua ta theksoj se nuk ka Polici që mund t’i bastis 1.8 milion banorë në Kosovë e as nuk ka prokurorë për të shkruar shkresa për këta banorë. Ata nuk vijnë për të marrë diçka por për të tërhequr vëmendje mediale dhe për të ndjellë frikë. Por ne nuk jemi frikësuar as në luftë e as nga regjimi i Millosheviqit e as nuk i frikësohemi as kësaj Prokurorie. Jemi krenarë për punën që e kemi bërë me presidentin Thaçi”, u shpreh ai.

Të ngjashme