Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka thënë se Vjosa Osmani i siguroi votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente, pas marrëveshjes për të mos garuar me VV-në e Albin Kurtit, në zgjedhjet lokale, që do të mbahen në tetor të këtij viti.
Behramaj në një postim në Facebook tha se ky është një skenar i paguximshëm i Listës “Guxo”.
“Ajo tash po orkestron kundërshtime përbrenda llojit vetëm për t’u justifikuar para Albin Kurtit. Hipokrizia e saj është e pashembullt”, shkroi ai.