Ish-klubi i Ronaldos po planifikon transferimin e tij për në janar

Prishtinë | 30 Tet 2022 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Sporting Lisbona thuhet se mund të përpiqet t’i ofrojë Cristiano Ronaldos një “rrugë shpëtimi” nga Manchester United në janar.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk po kalon aspak momente të mira në “Old Trafford”. Përveçse nuk po ka minuta, ai së fundmi u përball edhe me një suspendim nga skuadra e parë, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo kishte kërkuar që të largohej në afatin kalimtar të verës, por nuk ia doli.

37-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Manchester Unitedin deri në fundin e këtij sezoni, teksa në marrëveshje ekziston edhe opsioni për zgjatje të kontratës edhe për një tjetër sezon.

Megjithatë, sipas “The Mirror”, ish-klubi i Ronaldos, Sportingu, mund të përpiqet të testojë vendosmërinë e klubit anglez në janar, pasi po synojnë një ribashkim spektakolar me ish-yllin e tyre.

Sulmuesi portugez besohet se dëshiron që të luajë ende në Ligën e Kampionëve dhe këtë mundësi mund t’ia ofrojë skuadra nga Lisbona, nëse fillimisht kalon fazën e grupeve.

Nëse klubi nga elita e futbollit portugez përfundon me një marrëveshje në mes të sezonit për Ronaldon, Man United thuhet se do të pranonte të paguante një pjesë të pagës së tij.

Si një kompromis, klubi i Sportingut më pas do të paguajë pjesën më të madhe të pagës së ish-sulmuesit të Real Madridit dhe Juventusit, që besohet se është 500 mijë funte në javë.

Të ngjashme