Ish-komandanti i ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçlës, Skender Tahiri, është shprehur se Sveçlës nuk i takon statusi i veteranit.
I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se Sveçla ka qëndruar vetëm 10 ditë në luftë, pastaj ka dezertuar, andaj edhe nuk i takon statusi i veteranit.
“Sveçlës nuk i takon statusi i veteranit. Ai ka qëndruar vetëm 10 ditë në luftë dhe është larguar. Ai është dezertor”, ka deklaruar ai.
Përndryshe, ai është shprehur se drejtësia duhet të hetojë ministrin Sveçla, pasi siç shprehet dezertorët e luftës dënohen.
“Pas luftës është dashur të merret dikush me dezertorë, drejtësia të sheh se ku ka operuar ai.
“Me siguri ka vendas të tij që e dinë ku ka operuar. Bashkëvendës të tij më kanë treguar se Sveçla ka qenë ai që është larguar nga lufta, pasi unë nuk e kam njohur”, ka deklaruar ai./Express