Ish-komandanti i Sveçlës: Xhelali është dezertor, u largua nga UÇK pas 10 ditëve

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

“Vetëm dhjetë ditë ka qenë ushtarë i UÇK’së, e pastaj ka dezertuar. Me siguri ka hequr uniformën e i është bashkuar refugjatët”.

Kështu shprehet ish-komandanti i ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçlës, Skender Tahiri.

Tahiri i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, thotë se Sveçla mund të jetë frikësuar, andaj edhe mund ta ketë hequr uniformën e UÇK’së për t’u bashkuar me refugjatët.

“Unë zotin Sveçla e kam takuar gjatë luftës, ai ka qëndruar në zonën tonë vetëm 10 ditë. Ne jemi takuar rastësisht. Por gjatë periudhës e di që ai ka dezertuar dhe ka shkuar diku tjetër. Ai mund ta ketë hequr uniformën e t’i jetë bashkuar refugjatëve. Ka ushtarë që kanë pasur frikë dhe e kanë hequr uniformën i janë bashkuar refugjatëve”, thotë ai.

Tahiri shprehet se nuk i dinë arsyet pse Sveçla pas 10 ditëve është larguar nga UÇK’ja.

“Atëherë ai nuk ka qenë emër publik, tani dy bashkëvendës të ndjerë kanë treguar se ky ka qenë pjesë e luftës. Pas 10 dite unë e di që ai është larguar nuk më kujtohet se si. Lufta fillimisht ka filluar në Drenicë andaj ka qenë krenari bashkimi i çdo qytetari. Por largimi është ndenje e keqe dhe ne e quajmë dezertor të luftës. Ne i kemi pyet shokët se ku mbeti Sveçla, por na kanë thënë se ka ecë. Unë mendoj se nuk e ka vazhduar luftën, me siguri ka pas frikë”, ka deklaruar ai.

Tutje ai është shprehur se drejtësia duhet të merret me dezertorët, e të shoh nëse Sveçla ka operuar diku tjetër pas largimit nga Drenasi./Express

Të ngjashme