Ish-komandanti i luftës, Hisen Berisha, ka folur për aktakuzën e ngritur ndaj kreut të PDK-sw, Kadri Veseli, raporton Ekonomia Online.
Berisha ka thënë se Veseli do ta dëshmoj se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër.
“Në deklaratën e kryetarit të partisë Kadri Veseli e keni vërejtur madhështinë e një burrshteti, një dha që me armë në dorë mbrojtje këtë vend nga pushtuesi sllav”.
“Këto veprime që po ndodhin tani është beteja e fundit që po bëhet për të mbrojtur të gjithë pretendimet për ta njollosur emblemën e kombit tonë”.
“Unë besoj se mbrojtja do ta bëj punën e saj dhe do ta arrijmë edhe fitore ku do të dëshmohet se ne kemi bërë një luftë të pastër çlirimtare për të cilën do të mburremi përgjithmonë”, tha Berisha.