Kosova ka nevojë për ushtri, por jo tani. Bota është me një proces të madh evolutiv, andaj Kosova duhet ta pret momentin e duhur për ta themeluar ushtrinë, raporton Ekonomia Online.
Kështu ka thënë gjenerali Volker Halbauer, ish-komandant i KFOR-it në Kosovë, gjatë një ligjërate në Kolegjin ISPE, në lidhje me situatën e sigurisë në rajon, raportet me NATO-n dhe sfidat e sigurisë globale pas zhvillimeve të fundit në kontinentin aziatik.
“Kosova duhet të jetë e durueshme dhe me prit momentin e duhur. Unë e shoh zgjidhjen e problemeve prej kontekstit të brendshëm por ne duhet me pas kapacitet dhe me prit momentin”, ka thënë ai.
Ish-komandanti i KFOR-it ka thënë se problemin e Ballkanit e sheh si problem të brendshëm.
Gjenerali ka folur edhe për ekstremizmin fetar, i cili tha në këtë çështje bashkërisht duhet të ndërmerren të gjitha masat që janë në dispozicion.
“Feja dhe ekstremizmi janë dy sene të ndryshme, me një komunitet evropian stabil ekstremizmi është i pa nevojshëm”.
“Ekstremizmi është negativ nëse dëshirojmë të jemi në Evropë duhet me qenë pa ekstremizëm”, tha ai.
