Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si komandant Hoxha, është ftuar nga Gjykata Speciale.
Tara është ftuar në cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale për intervistë më 17 shkurt, pikërisht në ditën e pavarësisë së Kosovës, raporton Rahoveci24.
Komandant Hoxhës ftesa i ka ardhur më 20 dhjetor. Intervistimi i tij do të zhvillohet në Hagë,
“Ndihem krenar për ndihmën e madhe të pakompromis të popullit shqiptar dhe me luftën e luftëtarëve për lirinë e Kosovës”, ka thënë Tara.
Pak ditë më parë u intervistua nga prokuroria speciale edhe Sabajdin Cena.
Dy ditë me radhë është intervistuar ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ndërsa sot ka ka filluar intervistimi i Sami Lushtakut, ish-komandant i Zonës së Drenicës.