Hysen Ramaj ka dhënë intervistë në “RTV Ora” në “Glamour Zone”, ku ndër të tjera ka folur dhe për eksperiencën e tij në “Për’puthen”.
Ai ka treguar për një mashtrim të prezantueses Bora Zemanit, në bashkëpunim me produksionin. Sipas Hysenit kur Bora ka thënë se Alvisës i erdhi një mesazh me një video, ku i kërkohej të dilte nga programi ky është komplet mashtrim se po të kishte ndodhur dhe po ta kishte parë vërtetë Bora në celularin e saj ata do ta tregonin si çdo gjë tjetër që tregojnë.Po e vërteta sipas tij është se ata nuk treguan kurrë asnjë provë.
Hyseni tregoi se familjarët e Bashkimit e telefonuan para se Bashkimi të ndahej.
“Më është marrë edhe mua një vendim përpara se të ndodhte çka ka ndodhur. Më është bërë një telefonatë nga familjarët e djalit”,- tha ai.
Sipas Hysenit , ai ndihet shumë i sigurt se Alvisa u mësua nga autorja për pjesën e dhunës dhe se gjithçka është skenuar prej saj. Sipas tij ai me Alvisën nuk e kanë diskutuar kurrë temën e dhunës sa kanë qenë në lidhje.
Ai mendon se ajo dëshironte t’i mbante personazhet në program përpos mashtrimeve dhe përdori dhunën për të dalë nga situata.