Ish-kryetari i OVL të UÇK-së, Muharrem Xhemajli, nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për të qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Në listën jozyrtare të publikuar në media me emrat e deputetëve nga koalicioni PAN nuk shihet emri i Muharrem Xhemajlit.
Kjo është paksa befasuese pasi Xhemajli ka qenë Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vjen nga Drenasi vend ky ku deri në këto zgjedhje njihej si bastion i PDK-së.