Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pasi sot në Veri të Kosovës janë shfaqur poster të Milan Radojiçiqit.
Ajo ka shkruar se serbët e denjë të Kosovës janë në tension të vazhdueshëm, kërcënim e friksim nga Aleksander Vuçiq dhe kriminelët në Veri të Kosovës, shkruan Express.
Haradinaj-Stublla ka shkruar se posterët e sotëm tregojnë atë çfarë serbët lokalë mendojnë për përpjekjen e Listës Serbe për monopolizimin e përfaqësimit politik serb nën urdhrat e Aleksander Vuçiqit dhe tendencës që vazhdimisht të nxit përleshje artificiale etnike.
Decent #Kosovo serbs are in constant tension, threat & intimidation from @avucic’s criminals in the north of Kosovo. This is what they truly think of #ListaSrpska, its attempt to monopolise 🇽🇰-Serb political representation under #Vucic’s direct orders & its continuous effort to… pic.twitter.com/qN6W5zxNxL
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) February 3, 2024