Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë thirrje që Kosova të hapë Zyrë Ndërlidhëse në Kiev të Ukrainës.
Ish-kryediplomatja e argumenton këtë kërkesë me vendimin e Shqipërisë që të hapë ambasadë atje dhe me luftën Rusi-Ukrainë.
“Për shembull, MPJ do të duhej të kërkojë nga lidershipi i Ukrainës (ndoshta përmes Ministres së Jashtme Olta Xhaçka apo Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani) të fillojë bisedimet për të hapë një Zyre Ndërlidhëse të Kosovës në Kiev, sidomos tani që edhe Shqipëria e hapi Ambasadën e saj aty, dhe ka një bashkim të të dyja shteteve (Kosovë e Ukrainë) në polin anti-Rusi”, ka shkruar ajo.