Ish-kryeinspektori i AKI-së tregon se si ky institucion bie në gjurmë të spiunave

Prishtinë | 05 Qer 2024 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani, ka treguar metodat se si Agjencia Kosovare për Intelegjencë bie në gjurmë të spiunave.

“AKI ka një strukturë të specializuar që merret me kundërspiunazh, aty ka persona që mbledhin informacione, kanë burime e njerëz me të cilët bashkëpunojnë. Informacioni për me u shndërru në epilog operativ, duhet t’i kaloj disa filtera brenda AKI-së të cilët bëjnë klasifikimin e besueshmërisë së informacionit”, ka deklaruar Sopjani, në Frontal në T7.

Por se kur institucionet mund t’i përdorin masat e fshehta, ka shpjeguar ish-hetuesi i Policisë së Kosovës.

“Informacioni mund të mblidhet nga rrugë të ndryshme, si Policia dhe AKI më pas e trajtojnë më pas informacionin me shumë kujdes. Kurdo që ka dyshime të bazuara për kryerjen e një vepre penale, AKI dhe Policia ka të drejtë t’i përdorë masat e fshehta”, ka thënë Rudari.

Të ngjashme