Ish-kryeministri Haradinaj kërkon dorëheqjen e Blerim Rekës, pas deklaratës se Kosova mund t’i sigurojë Serbisë dalje në det

Prishtinë | 07 Mar 2020 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Ish- kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të integrimit Evropian, Blerim Reka i cili tha se Kosova mund t’i sigurojë Serbisë dalje në det.

Ministri për Integrime Evropiane, Blerim Reka, ka thënë se kompromisi më i madh që Kosova do të mund të bënte për marrëveshje me Serbinë, është t’ia sigurojë daljen në det.

Haradinaj  ka shkruan në Facebook se kjo shkatërruese i mundëson Serbisë që të futet në shqiptari dhe të realizojë ëndrrën e tyre shekullore për të pushtuar tokat e arbërit.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Tashmë, ofertimi i heqjes së taksës 100% nga Qeveria Kurti pa kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues po prodhon pasojat e para.

Ministri i Integrimeve Europiane Z. Reka paska propozuar kompromisin me Serbinë e që është dhënia e korridorit të tranzitit për në Adriatik apo kthimi i Kosovës në Serbi dhe hapja e rrugës që Serbia të futet edhe në Shqipëri. Kjo ofertë e dytë shkatërruese i mundëson Serbisë që të futet në shqiptari dhe të realizojë ëndrrën e tyre shekullore për të pushtuar tokat e arbërit.

Ky Ministër duhet menjëherë të japë dorëheqje para se t’i kërkohet ajo. Këto deklarata dhe sjellje të rrezikshme politike të Qeverisë së Mashtrimit, njëherë me heqje të taksës e tash me ofertën e qasjes në Adriatik, prodhojnë pasoja të nënshtrimit dhe kapitullimit politik.

RH

Të ngjashme