Najib Razak është akuzuar për korrupsion, një rënie dramatike e figurës, për ish kryeministrin malajzian, dy muaj pasi kishte humbur detyrën.
Ai përballet me tre akuza të shkeljes kriminale të besimit dhe një akuzë të shpërdorimit të pushtetit. Ai u vetëdeklarua ‘jo fajtor’ për të gjitha akuzat dhe u lirua me kusht.
Najib ka kohë që akuzohet se ka futur në xhep 700 milionë dollarë nga fondi i zhvillimit të shtetit.
Një hetim i ri filloi pas humbjes së zgjedhjeve shokuese në maj.
Najib u arrestua nga autoritetet anti-korrupsion të martën dhe kaloi natën në paraburgim.
Në një video të postuar në Twitter një ditë më parë, ai i bëri thirrje publikut të mos i besonte raportet, duke thënë se jo të gjitha akuzat ishin të vërteta. “Unë nuk kam pasur një shans për të mbrojtur veten,” tha ai.
Akuzat kundër tij bartin një maksimum prej 20 vjet burgim.
Shuma e lirimit me kusht u caktua në 250.000 dollarë.