Një ish-kryeministër dhe aleat i ngushtë i presidentit Recep Taip Erdogan, kritikoi ashpër Partinë në pushtet AK, të hënën, duke fajësuar ndryshimet e politikave dhe një aleancë me nacionalistët, për ecurinë e saj të dobët në zgjedhjet lokale të Turqisë muajin e kaluar.
Në sfidën e tij të parë të madhe publike ndaj Erdogan, që kur u largua nga zyra tre vjet më parë, Ahmet Davutoglu, një anëtar i AKP, përplas politikat ekonomike të partisë, kufizimet e medias dhe dëmet që ai tha se i kishte bërë ndarjes së pushteteve dhe institucioneve të Turqisë.
Davutoglu, një figurë e profilit të lartë në parti, ka shërbyer si kryeministër midis 2014 dhe 2016, përpara se të shkarkohet nga Erdogan, i cili ka drejtuar Turqinë me AKP-në e tij për 16 vjet.
Në një goditje serioze ndaj Erdoganit, AKP humbi kontrollin e kryeqytetit, Ankarasë dhe qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, në zgjedhjet e 31 marsit. AKP dhe paraardhësit e saj islamikë kishin qeverisur të dy qytetet për 25 vjet.
“Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se politika e aleancës ka shkaktuar dëm për partinë tonë, si në aspektin e niveleve të votuesve, ashtu edhe identitetit të partisë”, tha Davutoglu në një deklaratë prej 15 faqesh.
AKP dhe Partia e Lëvizjes Kombëtare (MHP) formuan një aleancë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në qershor të vitit të kaluar, në të cilën Erdogan fitoi presidencën ekzekutive, por pa nivelin e mbështetjes për rënien e partisë së tij.