Një gjykatë në Dhaka ka dënuar ish-kryeministren dhe kreun e Partisë Nacionaliste të Bangladeshit (BNP), Khaleda Zia, me pesë vjet heqje lirie me akuza për korrupsion.
Pas vendimit, gazeta lokale The Daily Star tha se Zia u dërgua në burgun qendror në Dhaka.
Rasti kundër Zia-s përfshin përvetësimin e 252.000 dollarëve fonde të huaja të destinuara për një nismë bamirësie të krijuar nga ish-kryeministri në vitin 1991.
Aktgjykimi do të shkaktonte mos pjesëmarrjen e Zia-s në zgjedhjet e përgjithshme të ardhshme në dhjetor.
Ruhul Kabir Rizvi Ahmed, zëdhënësi i BNP-së, u bëri thirrje mbështetësve të demonstrojnë paqësisht kundër vendimit.
Zia dhe BNP i kanë përshkruar akuzat si të motivuara politikisht.