Ish-kryeprokurori Hoxha: Ka pasur njerëz që intervenonin të hiqej fletarresti për Radojçiqin

Prishtinë | 27 Sht 2023 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha ka treguar se në vitin 2018, ka pasur njerëz që kanë tentuar të intervenojnë për heqjen e fletëarrestit ndaj kriminelit Milan Radojçiq.

“Nuk mund ta them, nuk mund të aludojë në diçka të tillë se nuk kam pasur aso informacione. Unë e di që ka pasë lëvizje se qysh me ia bë, le të kthehet, me ia hjek fletëarrestin. Unë iu kam përgjigjur “misionarëve” të tillë se vetëm sipas kodit të procedurës penale, le të bashkëpunojë me drejtësinë, le të dorëzohet, ne do t’ia japim ato prioritetet të cilat i takojnë, përndryshe edhe ai duhet t’i nënshtrohet ligjit si çdokush tjetër”, tha Hoxha për T7.

“Ka pasur disa tentativa prej disa njerëzve se a mund të vij ai në Kosovë, a mund të dorëzohet e kështu me radhë. Ka pasur disa tentativa mirëpo ne kemi qenë mjaft të vendosur në atë kohë dhe nuk kemi lëshuar pe se edhe s’kemi pasur arsye as bazë ligjore. Po flas për veprimet e mia që i kam marrë”, vijoi Hoxha.

Në nëntorin e vitit 2018, Policia e Kosovës kishte ndërmarrë një aksion për të arrestuar disa persona si të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Gjatë këtij aksioni u arrestuan disa persona, por Milan Radojiçiq nuk u gjet në banesën e tij.

Milan Radojçiq, është udhëheqësi i grupit terrorist serbë, të cilët e sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e lënë të vdekur jnë polic.

Qëllimi i këtij grupi me në krye Radojçiqin ishte destabilizimi i veriut të Kosovës.

Të ngjashme