Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi, raportohet se po intervistohet nga Prokuroria Speciale.
Ende nuk dihet se për çfarë po intervistohet ai.
Sipas raportimit të mediave, se ndaj tij kanë filluar hetimet.
Po ashtu, Krasniqi është edhe në një proces gjyqësor ku ka një aktakuzë të ngritur për keqpërdorimme në Korporatën Energjetike.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Prokurorinë Speciale për të marrë një informacion lidhur me rastin, por deri në tani nuk ka marrë përgjigje.
Po ashtu Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me avokatin, por as ai nuk është përgjigjur.
Derisa para disa javësh, PSRK-ja kishte intervistuar edhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin.