Ish-kryetari i Kamenicës thotë se Qeveria vazhdimisht po synon t’i marrë kompetencat e pushtetit lokal

Prishtinë | 07 Dhj 2023 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Qendron Kastrati nga PSD-ja, i cili ka mbajtur për një mandat pozitën e kryetarit të Kamenicës, ka thënë se pushteti i Vetëvendosjes vazhdimisht po tenton të marrë kompetenca të pushtetit lokal.

Këtë konstatim Kastrati e ka dhënë të enjten në tryezën e organizuar nga IKD-ja në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2023” ku është prezantuar raporti “Kushtetutshmëria në qeverisje”.

Sipas Kastratit, në rastin e Ministres së Arsimit është vërtetuar se kishte shkelur Kushtetutën kur kishte ndërhyrë në reformën e arsimit në Kamenicë.

Ai ka thënë se përpos ndërhyrjes direkte në punët e Komunës, Ministrja e Arsimit ka vazhduar edhe më tutje të ndërhyrje në punët e pushtetit lokal, duke u marrë edhe me ndërtimin e objekteve shkollore që është kompetencë e komunave.

Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës ka thënë se ndërhyrja e pushtetit qendror në pushtetin lokal ishte bërë edhe në rastin e pronës për koncertin e Dua Lipës.

Sipas tij, është tejkalim i kompetencave kur ministri i Qeverisë i ka thënë Komunës së Prishtinës që një pronë është dhënë për kohë të gjatë

Ai ka thënë se zyrtarë të Qeverisë e partisë në pushteti bëjnë thirrje të mos këtë vlerësim të kushtetutshmërisë.

Sipas tij, pushteti po mundohet të gjejë mënyra që mos të lejojë vlerësimin e kushtetutshmërisë së akteve ligjore e vendimeve qeveritare.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), të mërkurën organizoi tryezën ku u prezantuan raporti me titull, “Kushtetutshmëria në qeverisje” raport ky që është si rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bën sistemit të drejtësisë.

Ky raport publikohet në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion 2023”, e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile, i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), me moton “Bashkë kundër korrupsionit”.

Të ngjashme