Ish kryetari i rinisë së Nismës, Albert Maxhuni, ka thënë se kur i i dëgjon pallavrat e Glaukut veç një gjë të vjen gjynah, sa njerëz ju kanë shkuar mbrapa duke gënjyer në emër të patriotizmit.
Më tutje, ai pyet se sa shumë njerëz kanë me i zhgënjye siç kanë filluar tash VV me shky maskën.Ky zyrtar i Nismës thotë se Glauku edhe Vuqiqin edhe dreqin e bon melaqe, veç a ju konvenon VV-së.
“Shpejt keni me pa çka kanë me qenë në gjendje me ba këta me Kosovën, kur ua kërkon interesi i nënës parti. Turp ulne kokën more grabitqarë”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Postimi i plotë:
Sa poshtë kanë rënë këta njerëz patriotët me pipa! Kur i dëgjon pallavrat e Glaukut veç një gjë të vjen gjynah, sa njerëz ju kanë shkuar mbrapa duke gënjyer në emër të patriotizmit, sa shumë njerëz keni me i zhgënjye siç keni filluar tash me shky maskën. A po dëgjoni o njerëz, Glauku edhe Vuqiqin edhe dreqin e bon melaqe, veç a ju konvenon atyre. Shpejt keni me pa çka kanë me qenë në gjendje me ba këta me Kosovën, kur ua kërkon interesi i nënës parti. Turp ulne kokën more grabitqarë!