Ish-kryetari i Vushtrrisë pyet se në cilin univers paralel është duke jetuar Kurti nëse nuk është duke e parë rrezikun nga Rusia dhe Serbia

Prishtinë | 21 Qer 2023 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka pyetur në T7 që “në çfarë universi paralel është Kurti nëse nuk po e sheh rrezikun nga Rusia dhe Serbia”.

Këtë pyetje Tahiri e bëri teksa komentoi deklaratën e emisarit amerikan Gabriel Escobarit “që problemi në Veri mund të shndërrohet në konflikt rajonal”. Ai gjithashtu shprehet se nuk arrin ta kuptojë “ironinë e Kurtit kur ndaj deklaratës së emisarit amerikan Escobar pyet se për konflikt ndërmjet cilave shtete e ka fjalën”.

Të ngjashme