Ish-lideri i protestës studentore Gabriel Boric fiton zgjedhjet presidenciale në Kili

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Një ligjvënës i krahut të majtë, i cili u bë i njohur gjatë protestave studentore antiqeveritare në Kili, është zgjedhur presidenti i ardhshëm i vendit.

Me pothuajse 99 për qind të qendrave të votimit të raportuara, Gabriel Boriç fitoi 56 për qind të votave, krahasuar me 44 për qind për kundërshtarin e tij konservator, Jose Antonio Kast, përcjell Telegrafi.

Në një model qytetërimi që u shkëput nga retorika polarizuese e fushatës, Kast njohu menjëherë humbjen, duke postuar në Twitter një foto të tij duke folur në telefon me kundërshtarin e tij duke e uruar për “triumfin e tij të madh”.

Kështu, në moshën 35-vjeçare, Boric do të bëhet presidenti më i ri i Kilit.

Presidenti në largim Sebastian Pinera – një miliarder konservator – mbajti një video-konferencë me Boric për të ofruar mbështetjen e plotë të qeverisë së tij gjatë tranzicionit tre mujor.

“Unë do të jem presidenti i të gjithë kilianëve”, tha Boric në paraqitjen e shkurtër televizive me Pinera.

“Unë do të bëj më të mirën për të kapërcyer këtë sfidë të jashtëzakonshme”.

Boric, i cili do të marrë detyrën në mars, ka shfrytëzuar zemërimin e publikut ndaj modelit ekonomik të Kilit të orientuar drejt tregut, i cili konsiderohet gjerësisht se ka ndihmuar në nxitjen e dekadave të rritjes së shpejtë ekonomike, por duke nxitur pabarazinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme