Lojtari i njohur, Emmanuel Eboue është diagnonistufiuar me “AIDS”, shkruhet në mediat turke.
Sëmundja e tij u bë e ditur gjatë ekzaminimit mjekësor që e realizoi te ekipi i ri, Turk Ocagi Limasol.
Lajmin e ka konfirmuar edhe agjenti i futbollistit, i cili thotë se vërtetë ka dalë një problem i madh gjatë testeve mjekësore.
“Sonte ne do të kthehemi në Angli, dhe nesër do t’i bëjmë disa teste për ta shikuar këtë sëmundje se sa është serioze”, ka thënë agjenti i futbollistit.
Kujtojmë se Eboue u bë i njohur gjatë paraqitjes me Arsenalin në vitin 2004, ku bëri afro 139 paraqitje dhe shënoi pesë gola. Ai më pas u transferua në Galatasaray, kurse klubi i fundit ishte Sunderland.