Ish-futbollisti i klubit italian Inter, Dejan Stankoviq, pritet të jetë ministri i ri i sportit në Qeverinë e Serbisë, njofton Klan Kosova.
Lajmin për postin e ri të Stankoviq e ka dhënë Telegrafi serb.
“Deki” pritet të bëhet pjesë e kabinetit të kryeministres Ana Brnabiq muajin e ardhshëm.
Përveç Interit, Stankoviq ka luajtur edhe për Lazion dhe Yllin e Kuq të Beogradit.