Ish-lojtari i La Ligas po punon në farmaci

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-lojtari i La Ligas, Toni Dovale po punon në barnatoren e familjes gjatë shpërthimit të koronavirusit, shkruan gazeta “Marca”, transmeton Koha.nt.Dovale 29-vjeçar, që së fundi ka luajtur për Navy FC në Tajlandë, është kthyer në Spanjë në periudhën e pandemisë.

Dovale luajti 50 ndeshje për Celta Vigon nga viti 2009 deri në vitin 2014 dhe po ashtu luajti në akademinë e famshme të Barcelonës, La Masia.

“Unë erdha në Galicia para Krishtlindjes, kur përfundoi stinori në Tajlandë dhe tash, në momentin kur stinori do të duhej të riniste, ndodhi kjo”, ka thënë Dovale. “Fillimisht vendosën evropianët në karantinë, e më pas u ndaluan tërësisht ardhjen dhe pastaj shpërtheu situata këtu në Spanjë. Unë kam studiuar mjekësi disa vite më parë dhe po prisja të bëja praktikën, por nuk pata mjaftueshëm kohë të bëja këtë, pasi isha larg. Nuk ka moment më të mirë të ofrojë ndihmë dhe të kontribuoj në çdo mënyrë që mundem, si qytetarët tjerë”, ka thënë Dovale për “Radio Marca”. “Unë më tepër jam për futboll sesa të shes maska, por është një situatë e jashtëzakonshme që nuk e kemi përjetuar dhe të gjithë duhet të japim kontribut. Ajo që duam është të gjendet një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kthehemi në jetët tona. Në rastin tim, të kthehem në fushë futbolli. Ajo që duam është t’i kthehemi rutinës dhe normalitetit. Në rastin tim të luaj në Tajlanda, por tash duhet të ndihmoj diku tjetër dhe ndjehem krenar dhe po mundohem të kontribuoj”.

Dovale gjatë karrierës ka luajtur 26 ndeshje në La Liga e 93 në La Liga 2. Po ashtu ka luajtur në vende si SHBA, Indi, Qipro e Tajlandë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme