Ish-mbrojtësi i Liverpoolit dhe mbrojtësi aktual i Derby Countyt, Andre Wisdom, është dërguar në spital pasi u ther gjatë një sulmi dhe tentim vjedhjeje.
Andre Wisdom ishte sulmuar në Toxeth teksa po e vizitonte familjen e vet, pasi kishte luajtur në fitoren e së shtunës me rezultat 2:1 kundër Reading.
Mbrojtësi është për momentin duke u shëruar në spital, ndërsa klubi i tij, Derby, e ka konfirmuar se ai i kishte pësuar disa lëndime gjatë sulmit.
“Andre Wisdom ishte viktima e një sulmi të paprovokuar dhe një vjedhjeje”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi anglez.
“Ai i pësoi disa lëndime dhe si rezultat i tyre, ai është dërguar në spital”.
Wisdom iu bashkua Liverpoolit në vitin 2008 në moshën 14-vjeçare, pasi kishte dalë nga akademia e të rinjve Bradford Cityt.
Ai debutoi për Liverpoolin në vitin 2012, kur i kishte bërë 19 paraqitje dhe e kishte shënuar një gol para se të fillonte një periudhë të gjatë huazimi deri te shitja permanente në Derby në vitin 2017./ge