Eric Djemba ishte titullar te Manchester Unitedi në debutimin e Wayne Rooneyt në stadiumin “Old Trafford”. Ndërsa ka qenë shok i mirë edhe me Cristiano Ronaldon, me të cilin dilte pas stërvitjeve. Por tash Djemba-Djemba nuk po luan më përpara 78 mijë shikuesve sikurse në kohën kur ishte në “Old Trafford”.
Ai po bën karrierë në kategorinë e pestë të Zvicrës ku në ndeshjet e ekipit të tij nuk mblidhen më shumë se 88 shikues. Kaq është rekordi.
Ikona e futbollit të Kameurit, 37-vjeçari Djemba-Djemba, është pjesë e ekipit amator FC Vallorbe-Ballaigues që ka bazën rreth një orë e gjysmë me veturë larg Gjenevës. Pranë fushës së ekipit kalon një lumë, kurse një djalosh i angazhuar nga klubi në baza vullnetare qëndron aty afër për ta nxjerrë topin sa herë që bie në të.
Djemba-Djemba ka edhe 34 ndeshje me Kamerunin dhe në këtë vend ka pasur nofkën “Cantona”. Ai te Manchesteri ishte transferuar në verën e vitit 2003 nga Nantesi për pesë milionë euro. Djemba-Djemba te ekipi anglez shihej si pasardhës ideal i Roy Keanet, por dështoi të përmbushë pritjet.